Karrige deri në 1,300 euro dhe 2.9 milionë euro shpenzime, ja çfarë planifikon Kuvendi

Publikuar me datë:

Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar rreth 265 milionë lekë, ose afërsisht 2.9 milionë euro, për një sërë prokurimesh deri në fund të vitit.

Mes zërave që tërheqin më shumë vëmendje janë karriget për sallën e seancave plenare dhe poltronet. Për këtë kategori janë planifikuar rreth 200 mijë euro, ndërsa kostoja e një karrigeje llogaritet mesatarisht nga 1,000 deri në 1,300 euro.

Një tjetër projekt me vlerë të konsiderueshme është “MediaHub”, një platformë e integruar komunikimi ku parashikohet edhe përdorimi i inteligjencës artificiale. Për projektin janë parashikuar rreth 400 mijë euro dhe ai shihet si një hap drejt krijimit të një televizioni të Kuvendit.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar projekti teknik dhe mënyra e funksionimit të platformës. Vetëm hartimi i këtij projekti është parashikuar të kushtojë rreth 6,500 euro. Një procedurë e mëparshme për gjetjen e subjektit që do ta hartonte dështoi pasi nuk u paraqit asnjë ofertë.

Lista e shpenzimeve përfshin edhe rreth 400 mijë euro për bileta avioni dhe udhëtime ndërkombëtare, 250 mijë euro për karburant dhe një tjetër fond prej 250 mijë eurosh për forcimin e sigurisë kibernetike.

Në plan janë përfshirë gjithashtu fonde për mirëmbajtjen e godinave, materiale higjieno-sanitare, fotokopjet, si dhe sistemet e ngrohjes dhe ftohjes së sallës plenare dhe godinës së Kryesisë.

Në total, fatura e parashikuar për prokurimet shkon në rreth 2.9 milionë euro, duke përfshirë mobilimin, teknologjinë, komunikimin, udhëtimet, karburantin dhe sigurinë kibernetike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Donacion me inteligjencë artificiale për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

Një pajisje mjekësore e teknologjisë së avancuar, e mbështetur nga inteligjenca artificiale për diagnostikimin e problemeve kardiake, i është dhuruar shërbimit shëndetësor në Koplik nga Fondacioni shqiptaro-amerikan “Trashëgimia e Prek Calit”, me qendër në Michigan. Pajisja, ndonëse e përmasave të vogla, pritet të ndihmojë stafin mjekësor në identifikimin e hershëm të problematikave të zemrës dhe […]

Uji i pijshëm në Malësinë e Madhe, nis aksioni ndaj lidhjeve të paligjshme

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në Malësinë...

Lezha kryeson renditjen për investimet publike, Ndreu: Vazhdojmë me më shumë projekte

Bashkia Lezhë është renditur në vendin e parë në...

Nuk ecte më, ndërhyrja në Shkodër i riktheu lëvizjen 37-vjeçares

Një 37-vjeçare ka përmirësuar ndjeshëm gjendjen neurologjike pas një...