Kapen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

Publikuar me datë:

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka bërë të ditur se është sekuestruar një sasi prej 46 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis sativa.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi nga Toronto në Rinas, dy valixhe kanë tërhequr vëmendjen për përmbajtjen e tyre të dyshimtë.

Pas një kontrolli fizik, që u zhvillua në prani të pronarëve të bagazheve, autoritetet zbuluan 46 kilogramë Cannabis sativa, të shpërndara në 89 paketime.

Identiteti i individëve të përfshirë ende nuk është bërë publik. Ata, së bashku me lëndën narkotike të sekuestruar, janë dorëzuar në duar të Policisë së Shtetit, e cila ka nisur procedurat dhe hetimet për të zbardhur plotësisht këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I nxehti nuk kursen as SHBA-në. Mbi 25 milionë persona përballen me temperatura të larta

Miliona qytetarë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara...

Klubi bardheblu, Tirana zyrtarizon trajnerin e ri

Tirana ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi bardheblu ka...

Shëngjin/ Zjarr në mal, digjet një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi

Një vatër zjarri është aktivizuar në malin e Shëngjinit,...