Kaos në fluturime nga Londra/ Defekti në sistemin e kontrollit ajror sjell pezullime në aeroporte

Publikuar me datë:

Një “defekt në sistemin e kontrollit të trafikut ajror” ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në të gjitha fluturimet në nisje nga aeroportet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë Heathrow dhe Gatwick, duke lënë mijëra udhëtarë të bllokuar nëpër terminale, pasi shumë fluturime janë pezulluar.

Sipas autoriteteve, për rikthimin e situatës në normalitet mund të nevojitet “pak kohë”.

Aeroportet e Londrës janë goditur më rëndë nga ky problem. Që prej njoftimit për defektin, vetëm disa pak fluturime kanë arritur të nisen në oraret e parashikuara.

Pas orës 14:00, shumica dërrmuese e fluturimeve nga Heathrow, Gatwick, Stansted dhe London City janë vonuar ose ende nuk janë nisur. Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në aeroporte të tjera, si Manchester, Edinburgh, Birmingham dhe Belfast.

Sipas njoftimit të shërbimit britanik të kontrollit të trafikut ajror, ekipet janë në terren dhe po punojnë me përparësi për të rikthyer funksionimin normal sa më shpejt të jetë e mundur.

Autoritetet theksuan se fluturimet po vazhdojnë të operohen dhe se hapësira ajrore mbetet e hapur, megjithatë paralajmëruan se kthimi në aktivitetin e zakonshëm “do të kërkojë pak kohë”.

Aeroportet në Mbretërinë e Bashkuar kanë kërkuar ndjesë për shqetësimet e shkaktuara dhe u kanë bërë thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore për të marrë informacionet më të fundit në lidhje me fluturimet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sarandë/ Operacioni antidrogë, gjykata lë në burg 15 të arrestuarit, 5 në arrest shtëpie

Prokurorja Esmeranda Basho ka kërkuar që të gjithë të...

Gjyqtarët kundër bojkotit për pagat: “Do të vijojmë detyrën”, mesazh për prokurorët

Mbledhja e Kryetarëve ka kërkuar procedimin e menjëhershëm të...

Prishtina në vazhdën e rezultateve pozitive, Llapi feston fitoren e parë të sezonit

Prishtina ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall...

Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Situata të tensionuara janë regjistruar jashtë mureve të parlamentit,...