Prokurorja Esmeranda Basho ka kërkuar që të gjithë të 20 të arrestuarit të mbahen në paraburgim me masën “Arrest në burg”. Megjithatë, gjyqtari Mexhit Doci ka vendosur të mbajë në fuqi këtë masë vetëm për 15 prej tyre.
Arlind Osmani, Feliks Filja, Altin Arapi, Erjon Dido, Medi Myftaraj, Redian Arizi, Dhimitri Terolli, Fabjo Berhamaj, Klerjan Popshini, Devis Saliaj, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaci, Shefqet Bezhani, Nazif Refitaj dhe Korado Omeri do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg.
Për pesë persona të tjerë, Andrea Babi, Bledar Kovaci, Elvis Demcaj, Nikolin Rakipi dhe Flatun Lalaj, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Burime nga seanca gjyqësore bëjnë me dije se ndaj të gjithë të ndaluarve ekzistojnë veprime stimuluese të kryera nga një agjent i infiltruar, i cili dyshohet se ka blerë lëndë narkotike prej tyre. Këto veprime, sipas burimeve, janë fiksuar edhe përmes fotografive.

