Jo si “21 Janari” dhe tubimet e dhunshme partiake/ Protesta paqësore e qytetarëve që po sfidon pushtetin me… telefona dhe rrjete sociale

Publikuar me datë:

Tirana po kalon nëpër protestat më të mëdha që janë organizuar deri më tani! Të enjten e kaluar, për të 13-ën ditë radhazi, shqiptarët u mblodhën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Revolta qytetare ka arritur në nivele shpërthyese. Pamjet nga terreni ilustrojnë një pjesëmarrje masive, me qytetarët që marshojnë me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje ndaj qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Edi Ramës dhe largimi i qeverisë së tij.

Ajo që bie në sy është se protesta po zhvillohet në një atmosferë paqësore, pa incidente, dëmtime të pronës publike dhe përplasje me forcat e rendit. Kjo e bën marshimin e sotëm të dallohet ndjeshëm nga disa nga protestat më të tensionuara të historisë politike të Shqipërisë. Në kontrast me ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011, kur protesta rezultoi me humbjen e katër jetëve dhe përplasje të ashpra para Kryeministrisë, sot shohim qytetari, organizim dhe një pjesëmarrje paqësore që tregon zemërimin e qytetarëve ndaj pushtetit të tanishëm.

Shumica e protestuesve janë të rinj që janë mobilizuar kryesisht përmes rrjeteve sociale. Ky brez është i gatshëm të kërkojë ndryshimin përmes angazhimit qytetar, komunikimit online, dhe një presioni demokratik, duke u distancuar nga format e dhunshme dhe praktikave të vjetra të partive politike.

Marshimi i mijëra qytetarëve në qendër të Tiranës është një shembull se si mund të krijohet një revoltë qytetare masive pa tensione dhe incidente. Protestat janë bërë ndër ngjarjet më të diskutueshme të ditëve të fundit, me sheshet që mbushen çdo ditë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Autoritetet belge kanë kërkuar deri në pesë vjet burg...

SHBA publikon të dhëna për laboratorë biologjikë në mbi 30 vende

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (DNI)...