Jep dorëheqjen zëvendëskryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka

Publikuar me datë:

Pasi ka shërbyer për tre vjet si zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka ka bërë të ditur dorëheqjen nga kjo detyrë. Gjatë mandatit të tij ka drejtuar sektorë të rëndësishëm të bashkisë, përfshirë planifikimin ekonomik, turizmin, bujqësinë, kulturën, sportin, arsimin, marrëdhëniet me donatorët, biznesin, të ardhurat dhe projektet strategjike të institucionit.

Më 14 maj 2023, Beka u rendit në listën e Partisë Socialiste për Këshillin e Bashkisë Shkodër, por u tërhoq nga pozicioni i këshilltarit për të marrë përgjegjësi në administratën bashkiake.

Para se t’i bashkohej bashkisë, Rudin Beka ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku ligjëronte në Fakultetin Ekonomik.

Kush është Rudin Beka

Rudin Beka mban detyrën e pedagogut në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, duke u specializuar në Turizëm dhe Komunikim. Ai ka përfunduar studimet e tij universitare në Gjermani dhe është i pajisur me titullin PhD në fushat e Brandimit dhe Impresionizmit.

Ndër përvojat e tij kryesore përfshihen ligjërata në universitete amerikane, pjesëmarrja në konferenca të mbajtura në Mbretërinë e Bashkuar mbi çështjet e turizmit, publikimi i librave në Amazon, autorësia e studimeve në revista ndërkombëtare, drejtimi i projekteve dhe organizimi i aktiviteteve studentore në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasje pas ndeshjes Elbasani–Vllaznia, presidenti Xhaferri akuzohet se goditi arbitrin

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Egjipt/ Hajdutët vjedhin 105 kg mish pule nga furgoni në lëvizje

Një ngjarje e pazakontë që ka ndodhur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi disa persona kanë arritur të vjedhin afërsisht 105 kilogramë mish pule nga një furgon teksa ai ishte ende në lëvizje. Pamjet e incidentit janë bërë virale në internet, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke u krahasuar shpesh me […]

Vllaznia reagon pas barazimit në Elbasan: Kërkojmë drejtësi, jo privilegje!

Pas barazimit 1-1 ndaj AF Elbasanit në “Elbasan Arena”,...