Takim me përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe Këshillit Vendor të Rinisë
Në kuadër të Javës Studentore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, dita e katërt e aktiviteteve në Fakultetin e Shkencave të Edukimit iu kushtua mundësive të angazhimit dhe përfshirjes së të rinjve në jetën qytetare.
Studentët zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe Këshillit Vendor të Rinisë, ku u njohën me rolin e këtyre strukturave dhe mundësitë që ato ofrojnë për të rinjtë.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë që studentët hasin gjatë rrugëtimit të tyre akademik dhe profesional, ndërsa pjesëmarrësit shkëmbyen ide mbi mënyrat e përfshirjes më aktive të të rinjve në jetën e qytetit.
Në aktivitet morën pjesë studentë nga programet e studimit në Mësuesi, Punë Sociale, Psikologji, Arte dhe Sporte.
Java Studentore zhvillohet përgjatë kësaj jave nën kujdesin dhe organizimin e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, me synimin për të forcuar lidhjen mes studentëve dhe universitetit, si dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në jetën universitare dhe qytetare.

