Tensione në Sheshin “Skënderbej”/ Policia rrethon zonën dhe bllokon hyrje-daljet, protestuesit kundërpërgjigjen me molotovë

Publikuar me datë:

Në qendër të Tiranës, protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me tensione të ashpra, pasi molotovë janë hedhur drejt forcave të Policisë së Shtetit.

Situata është përshkallëzuar sidomos në sheshin “Skënderbej”, ku policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet, duke kufizuar qarkullimin në këtë pjesë të kryeqytetit.

Zona është mbushur me forca të shumta policore, ndërsa efektivët kanë rrethuar sheshin si pjesë e masave të rrepta të sigurisë.

Incidenti me molotovë ndaj policisë është një tjetër përplasje e shënuar gjatë protestës së 25 tetorit, e cila ka kaluar në konfrontime mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Më herët, tensionet janë ndjerë edhe para ndërtesës së Kryeministrisë, ku policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, realizoi shoqërime dhe përdori spraj djegës.

Kjo protestë përkon me ditën e 13-të të lëvizjes studentore, me pjesëmarrës që vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related