Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni i mallrave përmbyset në rrugë

Publikuar me datë:

Një kamion i mbushur me misër është rrëzuar sot në rrugën Kardhiq-Delvinë, në drejtim të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur pranë hyrjes së tunelit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet dhe kushtet që çuan në aksidentin e fundit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin në këtë pjesë të rrugës.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar si pasojë e aksidentit.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje dhe informacion rreth shkakut të ngjarjes në orët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related