Jakup Krasniqi rikthehet sërish në Kosovë, viziton familjen

Gjendja e rënduar shëndetësore e bashkëshortes ka bërë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të vijë në Kosovë për një vizitë në familje, të autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Edhe gjatë ditës së sotme, Krasniqi është nisur nga selia e EULEX-it në Fushë Kosovë drejt shtëpisë së tij në Prishtinë, ku do të qëndrojë pranë familjes.

Sipas pamjeve të publikuara në media, ai është shoqëruar nga zyrtarët e sigurisë edhe gjatë këtij udhëtimi, nën masa të shtuara sigurie.

Bazuar në raportimet mediatike, vizita e Krasniqit në Kosovë do të zgjasë katër ditë. Gjatë kësaj periudhe, atij i është mundësuar të kalojë kohë me familjen, në rrethana të veçanta humanitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe