Izraeli zgjeron ofensivën në Gaza, tanket avancojnë drejt qendrës! Ushtria konfirmon operacionin, raportohen viktima

Dëshmitarë raportuan përparim të trupave izraelite në një zonë të Rripit qendror të Gazës, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se forcat e saj po synonin pozicionet e Hamasit jashtë territoreve të enklavës që kontrollohen nga Izraeli.

Sipas dëshmitarëve, disa tanke të ushtrisë izraelite u futën në rrugën kryesore që të çon në Salahuddin, përëndim të Vijës së Verdhë, kufirit që ndan dy të tretat e Rripit të Gazës që qëndrojnë nën kontroll izraelit, edhe pse armëpushimi ka qenë në fuqi për më shumë se një vit.

Punonjës të shpëtimit palestinez njoftuan për vrasjen e një personi gjatë një sulmi ajror izraelit pranë zonës ku ndodhi bastisja ushtarake. Ata saktësuan gjithashtu se dy persona të tjerë u vranë nga sulme të ndryshme ajrore izraelite gjatë ditës së sotme në Deir al-Balah dhe në Qytetin e Gazës.

Në një deklaratë, një zëdhënës i ushtrisë izraelite bëri të ditur se forcat po zhvillonin një operacion të përqendruar në “infrastrukturën e Hamasit” në pjesën perëndimore të Vijës së Verdhë në Gazën qendrore, duke shtuar se një militant ishte goditur sot në Gazën jugore. Për sa u përket sulmeve të tjera, zëdhënësi nuk pranoi të komentonte.

Ndërprerja e luftimeve në luftën Izrael-Gaza erdhi pas një armëpushimi në tetor 2025, por ky marrëveshje nuk mundi të ndalonte plotësisht sulmet nga Izraeli dhe nuk arriti çarmatimin e Hamasit.

Izraeli ka intensifikuar goditjet kundër Hamasit, duke theksuar se organizata ka filluar të rigrupohet dhe të pajiset sërish me armatime. Hamasi, ndërkohë, ka akuzuar Izraelin se po kërkon të minojë marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore të Gazës, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë vrarë të paktën 1,600 palestinezë, ndërsa ushtria izraelite raporton pesë ushtarë të vrarë.

Burimet palestineze po ashtu bëjnë të ditur se mbi 74,000 persona kanë humbur jetën në Gazë si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit, e cila pasoi sulmin e 7 tetorit 2023 nga militantët e Hamasit, ku u vranë rreth 1,200 njerëz në jug të Izraelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe