Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë afër Mamurrasit, duke shkrumbuar sasi të mëdha bimësh medicinale të depozituara në brendësi të saj.
Flakët janë përhapur me intensitet në të gjithë magazinën, ndërkohë që përpjekjet për të kontrolluar situatën kanë hasur në vështirësi të shumta.
Forcat zjarrfikëse të Kurbinit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po angazhohen për të izoluar zjarrin, me synimin për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth.
