“Ish-at i kanë bërë telef, Ballukun dhe ministrat…”/ Ish-prokurori: SPAK nuk ka dosje të paprekshme apo “vija të kuqe”! Ndonjë semafor…

Publikuar me datë:

Ish-prokurori Eugen Beçi ka deklaruar se në sistemin e drejtësisë shqiptare nuk ekzistojnë “dosje të paprekshme” dhe se hetimet kanë arritur deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Beçi tha se SPAK ka goditur zyrtarë të lartë të pushtetit lokal dhe ekzekutiv, duke përfshirë edhe ish-zyrtarë të rëndësishëm, mes të cilëve edh eish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.

“Nuk ka dosje të paprekshme! Kemi parë që janë goditur nivele të zyrtarëve më të larta të pushtetit lokal dhe ekzekutiv. Ish-at i kanë bërë telef. Është e vështirë të përcaktosh nëse ka persona të pa prekshëm nga procedimi penal. Dosjet po zhvillohen kemi shkuar te zv-kryeministrja, ministrat, nuk kemi shkuar ende te Rama. Historikisht politika ka tentuar të hyjë në sistemin e drejtësisë në mënyrë brutale për të pasur kontrollin. SPAK ka krijuar frikë ndaj politikës. Edhe kur goditen nga SPAK thonë jemi goditur politikisht. Fakti që politikanë të të dy krahëve sa herë ndiqen penalisht pretendojnë se po goditen politikisht tregon se po shkohet drejt dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Vija të kuqe nuk kemi parë, ndonjë semafor të gjatë edhe mund të ketë, por nuk ka vija të kuqe. Selektivitet nga SPAK, është akuzuar nga të dy anët sikur ka dhe duket se të dy anët e bëjnë qëllimisht për të humbur besimi i publikut”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]