I përfshirje në vrasje, arrestohet shqiptari në Itali, u zbulua nga dokumentet false

Publikuar me datë:

Një 35-vjeçar shqiptar, në kërkim prej 3 vitesh nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Moncalieri të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, në momentin e ndalimit në rrugë nga policia, shqiptari iu ka paraqitur efektivëve kartë identiteti dhe një patentë shoferi spanjolle.

Pas dërgimit në komisariatin e policisë së Torinos për hetime dhe verifikime të mëtejshme rezultoi se dokumentet e paraqitura ishin plotësisht të falsifikuara, të krijuara për të shmangur kontrollet e mundshme brenda Evropës.

Ndërkohë u zbulua po ashtu se 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohej për grup kriminal, përfshirje në vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe furnizim me mjete për aktivitet kriminal.

Ai ishte dënuar me tre vjet e katër muaj burg nga gjykata e Tiranës. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...