Investigimi/ Berisha: Diella, avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale! Rama-Begaj kryen krim kushtetues

Publikuar me datë:

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe investigimin e ekspertit të njohur ndërkombëtar të inteligjencës artificiale, Patrick Quirk, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj për mashtrim publik lidhur me projektin ‘Diella’.

Sipas Berishës, analiza e ekspertit arrin në përfundimin se “Diella” nuk përmban asnjë element të inteligjencës artificiale dhe se bëhet fjalë vetëm për një “avatar bosh”, të përdorur për propagandë dhe për të fshehur, sipas tij, abuzime financiare.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD:

Çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtra.
Çdo gënjeshtër është një turp, është në vetvete një amoralitet.
Por gënjeshtrat në rang ndërkombëtar janë turp botëror.
Dhe këtu unë do denoncoj para shqiptarëve një turp botëror të Edi Ramës dhe Haram Begajt, të cilët do hyjnë në librin e Ginesit si mashtruesit më të pacipë të opinionit publik.
Kur nga vjeshta e kaluar, Edi Rama paraqiti para shqiptarëve dhe botës një avatar, Diellën si institucioni i inteligjencës artificiale, e emëroi ministër dhe e dekretoi ministër Haram Turpi, ne e ngritëm zërin, ne thamë se ky është një bllof dhe vetëm një bllof.
Se Diella është vetëm një mashtrim për të vjedhur disa milionë euro dhe asgjë tjetër.
Edi Rama e paraqiti ministrin Diella si të gjithëfuqishmin në luftën kundër korrupsionit.
Për fat të keq, mediat ndërkombëtare fillimisht u mashtruan nga ky bllof i turpshëm, nga ky akt i paprecedent në historinë e botës.
Ndërkohë që Diella nuk kishte asnjë lidhje me urtësinë artificiale, nuk kishte asnjë element të saj, ishte thjesht një avatar bosh, një bllof i Edi Ramës për të maskuar vjedhjet e tij të tmerrshme që do dëshmoheshin dhe që dëshmohen çdo ditë.
Për sa më sipër, falë një eksperti më të shquar të fushës ndërkombëtar, Patrick Quirk, i cili i ka kushtuar ditë dhe javë të tëra zbërthimit një për një të Diellës, ai nxjerr se ministrja Diella nuk ka absolutisht as edhe një qelizë të vetme të urtësisë artificiale.
Zero!
Se është një avatar pa asnjë atribut për korrupsionin, pa asnjë ndërfaqe, etj, etj.
Një shkrim i gjatë i një profesionisti të përgjegjshëm, ndërkombëtarisht të njohur në këtë fushë, nxjerr në pah të gjithë shëmtinë e mashtrimit Rama-Begaj, të cilët përdhosën Kushtetutën, përdhosën moralin e shtetit shqiptar, mashtruan shqiptarët dhe botën duke emëruar një ministre, një bot pa asnjë funksion për korrupsionin, pa asnjë atribut, pa asnjë aftësi.
Ky është një krim i shëmtuar kushtetues.
Kjo është një damkosje tjetër e imazhit të Shqipërisë në Evropë dhe botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]