Një qytetar nga Dibra, ndodhur në sheshin ‘Skënderbej’, iu bashkua protestës së 22-të që kërkonte dorëheqjen e qeverisë. Ai kërkoi që Edi Rama dhe Sali Berisha të largoheshin nga skena politike.
Ai theksoi se rinia duhet të marrë drejtimin e vendit.
Protestuesi: “Kërkoj që qeveria të ketë moral. Qeveritë që kemi pasur që nga vitet ’90 e deri më sot nuk kanë treguar moral. Kam qenë demokrat dhe kam pritur Sali Berishën si një shpresë të re, por ai na zhgënjeu. Kam jetuar 36 vjet në Itali. Edi Rama është një katastrofë; flet për daljen lakuriq, për gjëra të tjera që janë të pabesueshme. Të dy, Rama dhe Berisha, duhet të heqin dorë nga politika. Rinia duhet të marrë drejtimin e vendit. Shqiptarët duhet t’i bashkohen kësaj kauze, duhet të largohen nga kafet, sepse kjo është një çështje që na përket të gjithëve.

