Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
“News24” mëson se Gentian Gjylit i është komunikuar shtyrja e hetimeve deri në 20 tetor. Gjithashtu zgjatje e hetimeve i është komunikuar edhe Erald Elezit.
Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Ata akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

