I dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, kapet sërish me celular në burgun e Drenovës

Publikuar me datë:

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm, është kapur sërish me një aparat celulari brenda ambienteve të burgut të Drenovës.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se pajisja telefonike i është gjetur gjatë kontrolleve të kryera nga autoritetet në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.

Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...