Greqi/ Këpucët me kokainë zbulojnë grupin e drogës, sekuestrohen 10.5 kg heroinë dhe miliona euro

Publikuar me datë:

Një palë këpucë me kokainë të fshehur brenda tyre çuan policinë greke drejt zbulimit të një grupi droge që vepronte në zonën e Athinës dhe drejtohej nga një i burgosur.

Operacioni nisi të premten pas një informacioni të marrë nga autoritetet, ndërsa policia arrestoi fillimisht një 71-vjeçar në një stacion autobusësh në Athinë, teksa po dërgonte një pako me këpucë ku ishin fshehur 20 gramë kokainë.

Hetimet zbuluan se droga ishte siguruar nga një 58-vjeçar, i cili dyshohet se vepronte për llogari të një personi tjetër që ndodhet në burg në Greqi. Gjatë operacionit, policia arrestoi edhe një grua 52-vjeçare, e dyshuar për ndihmë në ruajtjen dhe përzierjen e drogës.

Autoritetet sekuestruan 10.5 kilogramë heroinë, 2.2 kilogramë kokainë, si edhe sasi më të vogla marijuane dhe ekstazie.

Po ashtu u gjetën shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme, përfshirë kartmonedha tajlandeze, koreane, kineze, argjentinase, nga Sri Lanka dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas policisë greke, vlera totale e drogës dhe parave të sekuestruara arrin në rreth 340 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...