Një banesë në pronësi të Kim Kardashian në Hidden Hills, Kaliforni, u bë objekt i një grabitjeje gjatë fundjavës, duke rezultuar në arrestimin e një personi, sipas raportimeve të autoriteteve.
Departamenti i Sherifit të Qarkut Los Angeles njoftoi se rojet e sigurisë njoftuan policinë pak para orës 16:00 të dielën, kur hetuan një hyrje të paautorizuar në pronë. Në atë kohë, as Kardashian dhe as fëmijët e saj nuk ndodheshin në shtëpi, pasi banesa po i nënshtrohet punimeve të rikonstruksionit.
Sipas të dhënave nga departamenti i sherifit, i dyshuari, i moshës 27 vjeç, hyri përmes një dere anësore dhe më vonë u vu re teksa transferonte objekte drejt një automjeti.
Po ashtu, autoritetet bënë të ditur se i dyshuari vodhi një makinë që ndodhej në pronë dhe supozohet se ka bërë një xhiro me të, para se të ndalohej nga policia dhe të arrestohej nën akuzën për vjedhje. Mediat lokale sqarojnë se automjeti nuk ishte pronë e Kardashian, por i përkiste një punonjësi të shtëpisë.
Derimë tani, Kim Kardashian nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për këtë ngjarje.

