AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e SME-ve, në 10 bashki të vendit

Publikuar me datë:

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis një fushatë kombëtare informuese dhe promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), në bashkëpunim me 10 bashki të vendit dhe AIC ( Albanian Investment Corporation).

Fushata synon t’u afrojë bizneseve informacion dhe mundësi për financimet, eksportet, përputhshmërinë me standardet e BE-së, taksat dhe TVSH-në, si dhe pjesëmarrjen në panaire dhe evente ndërkombëtare.

Përmes sesioneve informuese në bashkëpunim me bashkitë dhe AIC; SME-të do të kenë akses të drejtpërdrejtë në programet mbështetëse, mundësi promovimi ndërkombëtar përmes platformës Kompass dhe informacion mbi mundësitë e reja për rritjen dhe zhvillimin e biznesit.

Fushata do të zhvillohet në dy raunde. Në shtator–dhjetor 2026 aktivitetet do të organizohen në Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në janar–prill 2027 do të vijojnë në Korçë, Berat, Kukës, Lezhë dhe Shkodër.

Nisma #aidaXbashkitë, e mbështetur nga AIDA, AIC, projekti EEN Albania dhe bashkitë, synon të forcojë lidhjen mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit dhe t’u krijojë SME-ve më shumë mundësi për rritje, konkurrueshmëri dhe orientim drejt tregjeve ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Saranda ngel pa energji elektrike në mes të sezonit

Qyteti bregdetar i Sarandës është përfshirë nga një ndërprerje...

Global Sumud Flotilla do të mbërrijë në Sazan në mbështetje të Revolucionit Flamingo

Global Sumud Flotilla pritet të mbërrijë në Shqipëri më...

Nesër diaspora në protestë, rikthehen te Kryeministria

Pasi përfunduan marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe...

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Parlamenti i Suedisë miratoi të enjten uljen e moshës...