Goditja ndaj Haderit, një grusht në distancë ndaj Spiropalit

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë, e mbuluar ende me shumë pikëpyetje, ka tronditur jo vetëm opinionin publik në Shkodër, por edhe vetë strukturat e Partisë Socialiste në këtë qytet. Drejtori i AKU-së Shkodër, Ramir Haderi, është goditur në rrugë nga persona të maskuar, në një episod dhune që përtej aspektit kriminal duket se ka edhe një sfond të fortë politik.

Haderi nuk është një emër i panjohur në Shkodër. Përkundrazi, ai konsiderohet prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt dhe më besnikë të Elisa Spiropalit në këtë qark. I angazhuar prej kohësh në strukturat e PS-së në qytet, ai ka qenë ndër personat që ka mbajtur peshën organizative dhe politike të grupimit të lidhur me Spiropalin, duke u kthyer në një figurë kyçe të influencës së saj në Shkodër.

Por ekuilibrat brenda socialistëve shkodranë kanë ndryshuar ndjeshëm muajt e fundit.

Largimi i beftë i Elisa Spiropalit nga qendra e vendimmarrjes qeveritare dhe dobësimi i ndikimit të saj politik kanë hapur rrugë për një tjetër grupim që po fiton terren në Shkodër: njerëzit e afërt me Belinda Ballukun. Emra si Enea Karakaçi apo Ergys Verdho janë figurat që tashmë po marrin kontrollin e influencës politike dhe administrative në qark, duke krijuar një tjetër bosht force brenda PS-së lokale.

Në këtë klimë përplasjesh të heshtura, goditja ndaj Ramir Haderit merr automatikisht një ngarkesë politike, pavarësisht se deri tani nuk ka asnjë version zyrtar që lidh sulmin me aktivitetin e tij partiak.

Nuk dihet ende nëse Haderi është sulmuar për shkak të detyrës së tij në krye të AKU-së, një institucion që për shkak të kontrolleve dhe interesave ekonomike prodhon vazhdimisht konflikte dhe pakënaqësi, apo nëse pas ngjarjes fshihen motive që lidhen me aktivitetin e tij politik dhe pozicionimin e tij të fortë në krah të Spiropalit.

Megjithatë, ajo që duket qartë është se Ramir Haderi ka krijuar ndër vite jo pak armiq. Aktiviteti i tij politik, afrimiteti me një nga figurat më të forta të PS-së deri pak kohë më parë dhe përfshirja në një institucion me ndikim si AKU, e kanë kthyer atë në një personazh që ka prodhuar tensione dhe kundërshti në shumë drejtime.

Fakti që sulmi ndaj tij u krye nga persona të maskuar dhe në mes të rrugës shton edhe më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një mesazh të mirëorganizuar, më shumë sesa me një konflikt të zakonshëm.

Në Shkodër, ku lufta për kontrollin politik brenda socialistëve është bërë gjithnjë e më e fortë, ngjarje të tilla lexohen edhe përtej kronikës së zezë. Sepse pas çdo lëvizjeje, emërimi apo goditjeje, duket se po zhvillohet një përplasje e heshtur për pushtet, influencë dhe kontroll të territorit politik.

Pavarësisht dyshimeve për autorësinë, sulmi ndaj Ramir Haderit një sinjal i qartë se epoka e dominimit të Elisa Spiropalit në qytet po shkon drejt fundit. Dikur konsiderohej si figura më e fuqishme politike në qark, me kontroll pothuajse absolut mbi strukturat e PS-së dhe institucionet lokale, por zhvillimet e fundit tregojnë se balancat kanë ndryshuar ndjeshëm.

Bashkë me rënien e influencës së Spiropalit duket se po zbehet edhe pushteti i pakufishëm që ajo u dha njerëzve të saj më të afërt, mes tyre kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, por edhe bashkëpunëtorëve të tjerë besnikë si Ramir Haderi. Në politikën lokale po fryjnë tashmë erëra të tjera dhe goditja ndaj Haderit duket si një tregues se mbrojtja politike që dikur konsiderohej e pathyeshme nuk ekziston më.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një banesë në Pogradec

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një...

E paprecedentë/ Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

Policia ka vendosur gardh metalik te ura e Lanës, pak...

U padit për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

Gjykata e Posaçme ka marrë sot (3 qershor) vendimin...