Dalin detaje të reja nga dhunimi i biznesmenit të njohur në paraburgimin e Vlorës: Ja kush e goditi “boss-in” e “Edal-Vlora Construction”!

Publikuar me datë:

Pronari i kompanisë “Edal-Vlora ConstructionEduart Alikaj, i cili është i paraburgosur në burgun e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur disa makineri në Itali, është dhunuar barbarisht në qeli.

Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së djeshme, në katin e dytë të paraburgimit, ku Alikaj ka pësuar dëmtime të rënda.

Raportohet se në katin e dytë të “Godinës A” ka ndodhur një përplasje mes të paraburgosurve Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, të cilët janë futur në dhomën nr. 11, ku ndodhej i paraburgosuri Eduard Alikaj, dhe kanë filluar ta godasin fizikisht.

Bëhet me dije se Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge, ka qenë iniciatori i këtij konflikti të rëndë.

Ndërsa protagonistët e këtij konflikti mësohet se janë transferuar në burgun e Reçit, në paraburgimin 302 në Tiranë, në Burrel dhe një tjetër në burgun e Drenovës në Korçë.

Po ashtu, bëhet me dije se Eduard Alikaj është transportuar në Spitalin e Burgut në Tiranë për trajtim mjekësor./tch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...