Shpërbëhet në Sanse dhe San Agustín del Guadalix një grup kriminal i specializuar në grabitjen e banesave. Bëhet fjalë për një organizatë kriminale me origjinë nga Shqipëria, e cila udhëtonte drejt Spanjës për të kryer “fushatat e saj kriminale” dhe më pas kthehej në Shqipëri me sendet e vjedhura.
Nga Xabier Beitia, CADENA SER
Agjentët e Gardës Civile spanjolle, në kuadër të operacionit “Hábitat Bucle”, kanë arritur të shpërbëjnë një organizatë kriminale me bazë në San Sebastián de los Reyes dhe San Agustín del Guadalix.
Grupit i atribuohen disa vjedhje me forcë në banesa në Komunitetin e Madridit dhe në Toledo, konkretisht në Boadilla del Monte, Villanueva de la Cañada, Torrelodones, Las Rozas, Majadahonda, Griñón, Paracuellos del Jarama, Pozuelo de Alarcón dhe Esquivias.
Bëhet fjalë për një grup kriminal, i cili udhëtonte rregullisht drejt Spanjës për të zhvilluar “fushatat kriminale” dhe më pas kthehej në vendin e tij, në këtë rast Shqipëri, me plaçkën e grabitur.

