Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama theksoi se gjatë karrierës së tij politike mund të ketë marrë vendime të gabuara, por, siç deklaroi ai, nuk mund të akuzohet se ka vepruar kundër interesave të Shqipërisë.

Gjatë një videomesazhi të shpërndarë nga aeroporti “Nënë Tereza”, Rama vuri në dukje se, pavarësisht akuzave të shumta të ngritura ndaj tij ndër vite, nuk ka asnjë provë që e lidh atë me abuzime apo shkelje, as gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe as si kryeministër i vendit.

Ai nënvizoi gjithashtu se një nga angazhimet e tij kryesore politike ka qenë lufta ndaj pandëshkueshmërisë, pa marrë parasysh se çfarë pozite apo pushteti kanë individët që përballen me drejtësinë.

“Unë premtova rilindjen e një Shqipërie të rrënuar, u zotova për fundin e pandëshkueshmërisë pavarësisht pushtetit dhe ky është ndryshimi historik që po ndodh. Jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se fakti që drejtësia po heton njerëz me pushtet nuk është tregues se korrupsioni është në rritje, por sipas tij, tregon pikërisht të kundërtën – se ai po ndëshkohet.

“Këto episode provojnë krejt të kundërtën, ato provojnë se korrupsioni po goditet”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Xhenis Çela: Rikonstruksioni i rrugës së Komanit, ndikim në turizmin dhe ekonominë e Veriut

Deputetja e Partisë Socialiste, Xhenis Çela, ka vlerësuar investimin...

916 gjoba në një javë në Shkodër, nga shpejtësia te alkooli dhe përdorimi i celularit në timon

Policia Rrugore e Shkodrës ka ndëshkuar qindra drejtues mjetesh...

Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Një incident ka ndodhur në një fshat pranë bazës...

Zjarr në çatinë e një hoteli në qendër të Shkodrës, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një hotel në qendër të Shkodrës është përfshirë nga...