Emilia Koliqi: “Zgjerohet harta shkatërruese e pasurive natyrore të Shkodrës me Paketën e Maleve”

Publikuar me datë:

Deputetja, Emilia Koliqi, ka reaguar për zgjerimin e sipërfaqeve të përfshira në kuadër të “Paketës së Maleve” në Shkodër.

Koliqi ngre shqetësimin se pas rreth 4,400 hektarëve të miratuar në nëntor 2025, tashmë janë shtuar edhe 23,388 hektarë të tjerë pyje dhe kullota, duke përfshirë zona të Shalës, Shoshit, Pultit dhe Postribës.

Sipas saj, bëhet fjalë për territore me rëndësi të veçantë natyrore dhe turistike, përfshirë Luginën e Shalës, Luginën e Kirit, zonat përreth Kalasë së Drishtit dhe hapësira të Alpeve.

Koliqi pretendon gjithashtu se, përmes tre vendimeve të Këshillit Bashkiak Shkodër, janë miratuar deri tani sipërfaqe të mëdha pyjesh, livadhesh dhe kullotash për 12 individë, të cilët i cilëson si “posedues jopronarë”.

Deputetja paralajmëron për pasoja sociale dhe mjedisore, duke argumentuar se dhënia e sipërfaqeve të konsiderueshme të pyjeve dhe kullotave individëve të veçantë mund të sjellë konflikte dhe të cenojë të drejtat tradicionale të banorëve të zonave.

“Eshtë kjo natyrë, që tërheq turistët dhe jo betonizimi”, shkruan Koliqi, duke e cilësuar zbatimin e Paketës së Maleve si një proces që po dëmton pasuritë natyrore të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet ku do të zhvillohet Eurovision 2027

Konkursi i Këngës në Eurovision 2027 do të organizohet...

Elbasan/ Kapet me armë pranë parkut “Aqif Pasha”, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar nga policia e...

Goditet në Spanjë grupi kriminal shqiptar i grabitjeve në banesa, 26 të arrestuar

Shpërbëhet në Sanse dhe San Agustín del Guadalix një...