GJKKO shpall fajtor ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj, dënohet me 5 vite burg

Publikuar me datë:

GJKKO shpall fajtor ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj, dënohet me 5 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për ish-shefin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, duke e shpallur fajtor për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për sigurimin e kushteve e mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve të Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit.

Trupa gjykuese caktoi ndaj tij një dënim prej 7 vitesh e 6 muajsh burg. Megjithatë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar u reduktua në 5 vite heqje lirie.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë të përcaktuar nga ligji.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Hasanbegaj rezultoi fajtor për rolin e tij në krijimin e kushteve dhe sigurimin e mjeteve që, sipas akuzës, i shërbyen realizimit të vrasjeve të Dorjan Dulit dhe Ibrahim Licit, në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related