GJKKO lë në fuqi dy gjobat ndaj Plarent Ndrecës, avokati i Erion Veliajt nuk fiton kërkesën për shfuqizimin e tyre

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dy gjobat e vendosura ndaj Plarent Ndrecës, avokatit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndreca kishte kërkuar shfuqizimin e dy masave administrative në vlerat 50 mijë dhe 100 mijë lekë, të vendosura ndaj tij për shkak të mungesave në seancat e procesit gjyqësor ndaj Veliajt, gjatë bojkotit të avokatëve.

Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO ka vendosur mospranimin e saj, duke lënë kështu në fuqi të dyja gjobat e vendosura ndaj avokatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe