GJKKO dënon 13 persona për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ja sa vite burg për drejtuesit

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 13 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe, për disa prej tyre, edhe për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj. Vendimi u dha këtë të enjte, më 11 qershor 2026, pas përfundimit të gjykimit të zhvilluar me procedurë të zakonshme.

Sipas vendimit të trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca u dënuan secili me nga 10 vite burgim pas bashkimit të dënimeve për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Ndërkohë, Enes Kaca u dënua me 5 vite burgim si i mitur, ndërsa Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto u dënuan me nga 9 vite burgim. Të pandehurit e tjerë morën dënime që variojnë nga 4 deri në 8 vite burg. Gjykata vendosi që dënimet të vuahen në burgje të sigurisë së lartë dhe ngarkoi SPAK-un me ekzekutimin e vendimit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga zjarret tek uraganet, ja cilat janë vendet më të të prekura nga fenomeni “El Niño”

Shkencëtarët amerikanë kanë konfirmuar se fenomeni klimatik i njohur...

Influencerja me jastëk me vete: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës

Influencerja Griselda Katirai është paraqitur në protestë e sotme...

Për herë të parë që nga 2013, Banka Qendrore Evropiane rrit normat e interesit

Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit për herë...