Gjimnazistët dhurojnë solidaritet në strehëzën e Shkodrës

Publikuar me datë:

Në kuadër të Javës së Familjes, në Strehëzën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror u zhvillua një aktivitet plot ndjeshmëri dhe solidaritet, organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Act4Shkodra dhe shkollën Zani i Shkodrës.
Gjimnazistët, me iniciativën dhe kontributin e tyre vullnetar, dhuruan pako me dhurata për fëmijët rezidentë në strehëz, duke sjellë jo vetëm buzëqeshje, por edhe një mesazh të fortë humanizmi dhe përkujdesjeje.
Ky aktivitet tregoi edhe një herë frymën e solidaritetit dhe ndjeshmërisë sociale tek të rinjtë, të cilët përmes gjesteve të thjeshta përcollën dashuri, afërsi dhe mbështetje për fëmijët.
Në kuadër të Javës së Familjes, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë disa iniciativa sociale dhe ndërgjegjësuese, me fokus mbështetjen e familjes, fëmijëve dhe forcimin e solidaritetit në komunitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...