Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, duke vënë theksin te drejtësia, respekti dhe përgjegjësia.
Ai shkruan se dëshiron që i biri të rritet si një njeri i ndershëm dhe i drejtë, që respekton të tjerët dhe nuk gjykon askënd nga pamja, prejardhja apo bindjet.
Në mesazhin e tij, drejtori i Policisë Bashkiake e lidh edhe rolin e tij profesional me këshillat që i jep të birit, duke theksuar se drejtësia dhe autoriteti duhet të shihen si përgjegjësi dhe jo si privilegj.
Rustemi i kujton gjithashtu të birit se shkolla do t’i mësojë shumë, por se jeta do t’i japë mësimet më të rëndësishme, ndërsa e mbyll mesazhin me një frazë domethënëse: “Profesionin mund ta zgjedhësh vetë, por karakterin do ta ndërtosh çdo ditë.”

