Autostrada Milot–Balldre drejt finalizimit

Publikuar me datë:

Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë autostraden Milot–Balldre po shkon drejt përfundimit, ndërsa në ditët në vijim pritet të shpallet fituesi i kontratës koncesionare për një nga segmentet më të rëndësishme të korridorit Adriatiko–Jonian.
Pas mbylljes së garës koncesionare në muajin tetor, ku morën pjesë tre oferta dhe nuk u paraqit asnjë ankesë, autoritetet kanë vijuar me shqyrtimin e dokumentacionit teknik dhe financiar, proces që tashmë ndodhet në fazën finale.Shpallja e fituesit do t’i hapë rrugë nënshkrimit të kontratës dhe nisjes së punimeve për ndërtimin e aksit, i cili konsiderohet një nyje kyçe për lidhjen veriore të vendit dhe integrimin me rrjetin rajonal të transportit.
Sipas të dhënave zyrtare, projekti ka një vlerë të parashikuar prej rreth 365 milionë euro pa TVSH, ndërsa kontrata koncesionare do të ketë një afat 35-vjeçar, duke përfshirë ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e segmentit.Aksi Milot–Balldre do të ketë një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin aktual të kategorisë C.Rruga nis nga nyja e Milotit, ku lidhet me akset Milot–Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit, për të përfunduar në Balldre, në lidhje me aksin Tiranë–Shkodër.Sipas parashikimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, punimet synohet të nisin brenda këtij viti, ndërsa ndërtimi i segmentit pritet të zgjasë rreth 30 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës.Ky projekt është pjesë e korridorit Adriatiko–Jonian, i identifikuar si segment i rëndësishëm i rrjetit TEN-T Mesdhetar të Bashkimit Europian, me rol strategjik në lidhjen infrastrukturore të Ballkanit Perëndimor me rrjetin europian të transportit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...