Gjermani/ 24 vjeçari shqiptar injoron policin, shkakton aksident me kamionin me defekt

Publikuar me datë:

Një 24-vjeçar shqiptar është marrë në procedim nga autoritetet gjermane, pasi nuk respektoi urdhrin e policisë për të ndërprerë udhëtimin me një kamion që paraqiste probleme të rënda teknike, duke shkaktuar më pas një aksident në autostradën A93, afër Kiefersfelden.

Policia gjermane informoi se kamioni, i pajisur me targa greke, u ndalua fillimisht në pikën kufitare gjatë një kontrolli rutinë. Gjatë inspektimit, u konstatuan defekte të shumta: xham i përparmë i çarë, sistem ndriçimi që funksiononte pjesërisht, elementë të kabinës të pasiguruar dhe mangësi në rimorkio, përfshirë bulona të shlira në rrota, gomë të dëmtuar, ngarkesë të pa fiksuar si duhet, si dhe amortizatorë ajri të konsumuar.

Për shkak të gjendjes së rëndë të automjetit, autoritetet ndaluan më tej udhëtimin e makinës, sekuestruan targat dhe i kërkuan shoferit të paguante një garanci financiare për procedurat administrative. Sipas ekspertëve, rimorkioja ishte në një gjendje të tillë që nuk justifikonte më riparim ekonomik. Pavarësisht kësaj, një ditë më vonë, policia vuri re që kamioni ishte zhdukur nga vendi ku ishte ndaluar. Pas verifikimeve, ai u zbulua në një parking tjetër të autostradës, pa targa dhe me dëmtime të reja në pjesën e pasme.

Fillimisht, i riu shqiptar e mohoi përfshirjen në ndonjë aksident, por më vonë pranoi se gjatë një manovre mbrapa kishte përplasur një barrierë metalike dhe ishte larguar pa njoftuar autoritetet. Dëmi i shkaktuar barrierës vlerësohet në disa mijëra euro. Me urdhër të Prokurorisë, ndaj tij është vendosur një tjetër garanci financiare për largimin nga vendi i aksidentit. Autoritetet bënë të ditur se shkeljet do të trajtohen si të kryera me dashje, duke qenë se ai nuk iu bind ndalimit të qarkullimit, çka pritet t’i sjellë një ndëshkim financiar edhe më të ashpër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mali i Zi miraton: Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual

Gratë në Mal të Zi të diagnostikuara me sëmundje...

Krujë/ Përplasen dy automjete, një viktimë

Një aksident rrugor ka rezultuar fatal këtë pasdite pranë...

Alarmante/ Franca dhe Spanja në betejë me zjarret masive

Zjarrfikësit në Francë dhe Spanjë vazhdojnë të luftojnë flakët...