Gjendet i pajetë në banesë një 60-vjeçar në Maliq, dyshimet

Publikuar me datë:

Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Libonik të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, rreth 60 vjeç, jetonte prej afro një muaji me vëllain e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë vendit për të qëndruar për një periudhë të shkurtër.

Ka qenë pikërisht vëllai i tij që e ka konstatuar pa shenja jete në orët e mëngjesit. Më pas ai i ka kërkuar ndihmë një komshiu për të njoftuar ambulancën dhe policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]

Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën...