Gjekaj denoncon mungesën e ujit të pijshëm në Pjetroshan. “Jemi në 40 gradë…”

Publikuar me datë:

Nikollë Gjekaj, kryetari i Partisë Konservatore të Malësisë së Madhe, ka denoncuar situatën kritike të mungesës së ujit të pijshëm në fshatin Pjetroshan.

Me anë të një deklarate, Gjekaj thekson se që nga rreth tre javë banorët e fshatit po përballen me këtë problem, ndërsa temperaturat e larta kanë arritur deri në 40 gradë Celsius.

Ai e quan këtë situatë si të papranueshme, duke theksuar se në kulmin e verës, ata janë të detyruar të përballen me mungesën e një shërbimi jetik siç është furnizimi me ujë të pijshëm.

Gjekaj ka kërkuar intervenimin e autoriteteve për të zgjidhur këtë problem, duke ngritur shqetësimin për nevojën e sigurisë së furnizimit të vazhdueshëm me ujë për familjet e kësaj zone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Laprakë/ Makina përfundon mbi bordurën ndarëse të rrugës

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në Laprakë,...

Kosovë/ Dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve

Një operacion policor i zhvilluar nga 8 deri më...

Guiderja shkodrane ngre alarmin për ndotjen: “Kështu i hidhni e në shtëpinë tuaj?”

Luiza Kolndreu, një guidë turistike nga Shkodra, ka shpërndarë...

Përmbyset kamioni me inerte i kompanisë 2T në aksin Elbasan-Peqin

Një kamion që transportonte inerte është përmbysur në segmentin...