Gazetari nga Kosova: 6 viktima në pak ditë! Shkak mungesa e sinjalistikës rrugore

Publikuar me datë:

Gazetari, Kastriot Tahiri, ka raportuar mbi aksidentet e rënda rrugore që kanë tronditur vendin së fundmi.

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në varreza për t’u dhënë lamtumirën tre anëtarëve të një familjeje, të cilët humbën jetën si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe një devijimi të automjetit.

Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një të reje dhe plagosjen e rëndë të tre familjarëve të saj ka ndodhur gjithashtu në Kosovë. Me rritjen e fluksit të pushuesve gjatë këtyre muajve, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjetit për kujdes të shtuar në rrugë.

“Në varrezat kanë ardhur një numër i madh njerëzit, për t’u dhënë lamtumirën tre personave nga e njëjta familje që humbën jetën.

Një nga arsyet e aksidentit, ka qenë mungesa e sinjalistikës rrugore. Për shkak të  një devijimi që u bë nga shoferi u bë shkak për humbjen e tre jetëve. Një aksident tjetër ka ndodhur në Kosovës, ku një e re ka humbur jetën dhe 3 familjare ndodhen në gjendje të rëndë.

Këto muaj vete ka më shumë fluks në Kosovës, ku kohën më të madhe të pushimeve e kalojnë në Kosovë, policia ka rekomanduar që të ketë sa më shumë kujdes, që t’u shmangemi këtyre aksidenteve”, tha gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...