Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton ti mbyllë gojën

Publikuar me datë:

Një incident i rëndë ka ndodhur sot gjatë takimit të Edi Ramës me banorët e Zvërnecit.

Situata u tensionua kur një e re brohoriti ‘Largohu, jep dorëheqjen’, dhe menjëherë ndërhyri një person, i cili sipas dëshmitarëve është pjesë e stafit të Gardës së Republikës.

Në videon e publikuar tregohet momenti kur ky individ, me sjellje arrogante, iu afrua vajzës protestuese dhe duke e shtyrë tenton t’i mbyllë gojën me duar. Ngjarja ndodhi pikërisht në zonën ku po zhvilloheshin aktivitetet e PS.

Veprimi i dyshuar i punonjësit të Gardës shkaktoi irritim të menjëhershëm tek qytetarët e pranishëm, të cilët dënuan ashpër këtë sjellje, duke theksuar se vajza ushtronte të drejtën e saj për të protestuar pa u frikësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...