Gala Aliaj: Brezi im do të shpëtojë të ardhmen. Liria nuk dhurohet, duhet të luftojmë për ta fituar!

Publikuar me datë:

Këngëtarja Gala Aliaj, vajza e njohur e artistit Robert Aliaj, është ngjitur sot në podiumin përpara Kryeministrisë, ku ka shprehur pikëpamjet e saj rreth situatës së të rinjve. Ajo theksoi se qeveria është armiku i kësaj grupmoshe, duke mos i dëgjuar ata. Në mesazhin e saj, Aliaj theksoi se liria nuk është diçka që jepet falas, por që duhen bërë përpjekje të vazhdueshme për ta arritur atë. Sipas saj, është e nevojshme të rrëzohet kasta politike ekzistuese.

“Rrëzoni këtë klasë politike të kalbur, mos lejoni që politika të ndotë përpjekjet tuaja”, u shpreh ajo.

Ajo vazhdoi duke theksuar se “çdo qeveri që nuk na dëgjon, dëmton të ardhmen tonë dhe është armiku ynë. Mos lejoni që asnjë pushtet të korruptuar të dëmtojë të ardhmen tuaj.”

“Mos e harroni, liria nuk dhurohet, nuk negociohet dhe duhet të luftosh për ta fituar atë”, shtoi Gala Aliaj.

Ajo përfundoi duke shprehur optimizmin e saj: “Jam e lumtur të them se brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

20 mln euro ulje taksash nga rivlerësimi përfituan pronarët e tokave të Zvërnecit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi një ditë më...

Si u kap në Belgjikë i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje, “Gjenerali”?

Pas një periudhe prej shtatë vitesh në arrati, autoritetet...

Pse Ramës dhe Vuçiçit u leverdis më shumë vonesa sesa anëtarësimi?

Një analizë e publikuar nga “The Brussels Times” vë...

Irani i kërkon Izraelit të tërhiqet nga Libani jugor para nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka bërë thirrje për...