Franca mbështet Zelenskyn, do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

Publikuar me datë:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se Franca do të furnizojë Kievin me raketa të reja interceptuese, në përgjigje të një sulmi të madh rus që goditi një qendër tregtare në Krivyi Rih, qytet në Ukrainën qendrore.

Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ka kryer dy valë sulmesh me dronë në këtë qytet të premten, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe 130 të plagosur, mes të cilëve 23 fëmijë.

Sulmi që goditi qytetin e lindjes së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka nxitur reagime të ashpra në nivel evropian. Kaja Kallas, diplomatja kryesore e BE-së, e përshkroi këtë ngjarje si “terror me qëllim”.

Macron deklaroi se kishte komunikuar me Zelenskyn pas “sulmit të dyfishtë” të ndodhur në Kryvyi Rih, duke shprehur “tmerrin” dhe “shqetësimin e thellë” për atë që kishte ndodhur.

“Është thelbësore t’i sigurohen Ukrainës të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore dhe për të penguar këtë agresion”, deklaroi ai, duke shtuar se e kishte informuar Zelenskyn për “mbështetjen në rritje të Parisit, përfshirë vendosjen e raketave interceptuese”.

“Ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë për sa kohë që ajo zgjedh të refuzojë të ndalojë luftimet dhe të bëjë paqe”, shtoi ai.

Zelensky, nga ana e tij, bëri të ditur se biseda mes tyre ka zgjatur rreth dy orë, duke përfshirë çështjet e nevojave për mbrojtje ajrore të Ukrainës, financimin dhe kontaktet me Uashingtonin, ndër temat e diskutuara.

“Ne ramë dakord të përshpejtojmë dorëzimin e pajisjeve dhe raketave më të fundit franceze. Faleminderit që konfirmuat gatishmërinë tuaj për të dhënë licenca për prodhimin e raketave”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related