Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Publikuar me datë:

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa Perëndimore, e cila është shoqëruar nga zjarre shkatërruese që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe kanë detyruar autoritetet të shpallin masa emergjente.

Në Francë, një zjarr masiv ka përfshirë një pyll historik që ndodhet vetëm 70 kilometra larg Parisit, çka ka shkaktuar mbylljen e autostradës që lidh kryeqytetin me jugun e vendit, duke ndërprerë përkohësisht dhe qarkullimin e trenave të shpejtë.

Për të përballuar situatën, qindra zjarrfikës dhe avionë për shuajtjen e flakëve janë angazhuar, ndërsa ministri i Brendshëm ka deklaruar se zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, për shkak se flakët shpërthyen në disa pika të ndryshme në të njëjtën kohë.

Po ashtu, në Spanjë, numri i viktimave nga zjarri në provincën Almeria është rritur në 13, pas vdekjes së një gruaje britanike 93-vjeçare si pasojë e djegieve, ndërsa dhjetë persona ende konsiderohen të zhdukur.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se temperaturat ekstremisht të larta dhe thatësira, si pasojë e ndryshimeve klimatike, po rrisin rrezikun e zjarreve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes, duke paralajmëruar se qytetet evropiane mund të përballen me javë të tjera të vdekjeprurshme, ndërsa një tjetër valë e nxehti pritet të godasë Italinë në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...

SHBA/ Shpërthimi i ciklosporiazës, rriten në më shumë se 2,800 raste

Zyrtarët shëndetësorë në shtetet e Michigan dhe Ohio kanë...