Gazetarja Dorjana Bezat ka ofruar informacione të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier, ku tre vajza dyshohet se kanë sulmuar një 17-vjeçare, duke e filmuar ngjarjen me telefon.
Ajo theksoi se një prej vajzave të përfshira, e cila është 15 vjeçe dhe aktualisht e shtruar në një institucion psikiatrik, ka pasur më parë konflikte dhe probleme me familjen dhe institucionet.
Siç raportoi gazetarja, vajza kishte paraqitur një ankese ndaj babait për dhunë, për të cilin ai kishte vuajtur dënim me burg. Ajo shtoi se pas këtij denoncimi, e mitura dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
“Historia e njërës prej protagonisteve është e vërtetë se është 1-vjeçare. Ka akuzuar babanë për dhunues, i cili ka bërë edhe disa muaj burg pas denoncimit. Në fillim fare kanë qenë institucionet arsimore që kanë raportuar për sjelljet e dhunshme, e më pas është përjashtuar nga ajo shkollë, më vonë ka shkuar në një shkollë tjetër. Ky ishte edhe apeli i nënës, që kam kërkuar ndihmë tek institucionet dhe nuk më janë përgjigjur. Vajza ka shkuar në shtëpi dhe ka denoncuar të atin për dhunë. Disa ditë më vonë, pas denoncimit, dhunon edhe nënën. Më pas është kërkuar shtrimi i saj në psikiatri”, deklaroi Bezat.

