Murataj shpallet i pafajshëm, Gjykata e Durrësit: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

Publikuar me datë:

Rexhep Bekteshi, gjykatësi i Gjykatës së Durrësit ka dhënë vendimin final në drogën e kontejnerëve me banane të “Bana King” (zyrtarisht të kompanisë “Ziko sh.a”) të biznesmenit Trifon Murataj.

Ai ka vendosur të pastrohen plotësisht të gjitha akuzat ndaj presidentit të kompanisë Trifon Murataj, administratorit Petrit Demishaj dhe vetë subjektit juridik. Vendimi, i cili u shpall më 23 qershor 2026 nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ka marrë formën e prerë dhe nuk mund të apelohet më.

Në tetor të vitit 2022, autoritetet zbuluan për herë të dytë në kontejnerët e kësaj kompanie, këtë radhë 33.5 kilogramë kokaine të fshehura në një kontenier mes ngarkesave me banane që mbërritën në Portin e Durrësit.

Megjithatë, prokuroria dhe procesi gjyqësor thotë se “Bana King” nuk ishte e përfshirë në kontrabandim. Përkundrazi, kompania ishte viktimë e rrjeteve ndërkombëtare kriminale që përdorin qëllimisht rrugët legjitime të tregtisë për të kaluar kokainë nga Amerika Latine në Europë.

Ligji thotë se “Bana King” i kishte njoftuar autoritetet për rrezikun, gati dy javë përpara se mërkatesat të mbërrinin. Se kompania i dërgoi një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Doganës dhe Kufirit Durrës ku paralajmëronte se grupe ndërkombëtare trafikimi që operojnë në Ekuador po përpiqeshin të fshihnin kokainë në mes të ngarkesave me banane që ajo pati porositur.

Presidenti i kompanisë, Trifon Murataj, shpjegoi në gjykatë se kjo është një masë sigurie standarde që ai ndjek me rigorozitet të lartë që nga viti 2013, sa herë që merr informacione se grupe kriminale tentojnë të “kontaminojnë” kontenierët e tij, siç ndodhi dy herët e fundit, dhe se kokainën e kishin harruar në kontejner trafikantët italianë.

Gjykata madje i bëri kthim të menjëhershëm Muratajt të garancisë pasurore prej 30 milionë lekësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Franca lufton me zjarret, flakët i afrohen Parisit

Një valë ekstreme e të nxehtit po godet Europa...

Vengu zbulon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zbuluar...

SHBA/ Shpërthimi i ciklosporiazës, rriten në më shumë se 2,800 raste

Zyrtarët shëndetësorë në shtetet e Michigan dhe Ohio kanë...