Një fond privat i investimeve, me një vlerë prej 300 miliardë dollarësh, pritet të ketë një rol kyç në marrëveshjen e re mes Uashingtonit dhe Teheranit, që do të kontribuojë në rindërtimin e Iranit.
Sipas raportimeve nga Reuters, më shumë se 50% e këtij fondi tashmë është angazhuar nga kompani të huaja private dhe do të emërtohet “Fondi për Rindërtim dhe Zhvillim.”
Projektet që priten të financohen përfshijnë sektorët e energjisë, transportit, logjistikës dhe industrisë prodhuese. Burime që janë pjesë e negociatave theksojnë se kompani nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Gjirit Persik, Azia, Amerika e Jugut, dhe Afrika kanë shprehur interes për të investuar.
Krijimi i këtij fondi është i lidhur ngushtësisht me implementimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Një dokument paraprak, i cili pritet të nënshkruhet të premten, parashikon një periudhë negociatash prej 60 ditësh për çështjet bërthamore, heqjen e sanksioneve dhe sigurimin e stabilitetit rajonal.
Burime të tjera iraniane raportojnë se Teherani fillimisht kishte kërkuar 400 miliardë dollarë si kompensim për dëmet e luftës, megjithatë administrata amerikane e hodhi poshtë këtë propozim, duke sugjeruar alternativën e krijimit të këtij fondi investimesh.
Në mes të këtyre zhvillimeve, Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për të paraqitur marrëveshjen e armëpushimit me Iranin në Kongres, ndërsa ligjvënësit kërkojnë më shumë transparencë rreth përmbajtjes së saj.
Demokratët janë shprehur skeptikë në lidhje me këtë pakti paqeje, duke theksuar se deklarata të ngjashme nga ana e Presidentit Trump janë dëgjuar më parë.
Sidoqoftë, detajet e marrëveshjes mbeten të paqarta, pasi teksti ende nuk është publikuar dhe as dërguar në Kongres.

