Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe, e cila ndodhet në lagjen 16 prilli të Fierit.
Flakët u përhapën me shpejtësi në katin e dytë të shtëpisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Menjëherë pasi u njoftua ngjarja, zjarrfikësit dhe forca të Policisë mbërritën në vendngjarje, duke ndërhyrë për të izoluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej.
Burime paraprake sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar plotësisht shkaqet e incidentit dhe për të bërë vlerësimin e dëmeve të krijuara.
Fatmirësisht, deri në këtë fazë, nuk ka raportime për të lënduar.

