Kryetari i Forumit të Partisë Demokratike Shkodër, Fatjon Mani, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga Njësia Administrative Gur i Zi, të cilat, sipas tij, tregojnë gjendjen e rënduar të zonës, të pushtuar nga mbeturinat.
Në reagimin e tij, Mani shprehet se Gur i Zi është lënë jashtë vëmendjes së Bashkisë Shkodër, duke e cilësuar situatën si shqetësuese dhe dëshmi të mungesës së angazhimit institucional.
“Këto pamje tregojnë gjendjen në Njësinë Administrative ‘Gur i Zi’, një territor që duket se është lënë jashtë vëmendjes



