Skandal me ujin e pijshëm në Shkodër/ Uji del i ndotur nga rubinetat, mungon reagimi i Ujësjellësit

Publikuar me datë:

Pas ndërprerjes së furnizimit, uji është rikthyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Shkodër, por në shumë zona ai vijon të jetë i papërshtatshëm për konsum.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, edhe rreth orës 15:45 uji që del nga rubinetat është me ngjyrë kafe dhe i ndotur, duke ngritur shqetësime serioze për cilësinë dhe sigurinë e tij.

Deri në këto momente, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Shkodër nuk ka dhënë një sqarim zyrtar mbi shkakun e situatës dhe as një njoftim nëse uji është i sigurt për t’u përdorur. Mungesa e informacionit ka shtuar shqetësimin e banorëve, të cilët kërkojnë transparencë dhe masa të menjëhershme për garantimin e furnizimit me ujë të pastër dhe të pijshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...