Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, duke përfshirë një zonë të gjerë me bimësi dhe duke u afruar ndjeshëm pranë banesave lokale.
Përhapja e shpejtë e flakëve shkaktoi shqetësim mes banorëve të Lazaratit, të cilët u përballën me kërcënimin e drejtpërdrejtë të zjarrit ndaj shtëpive të tyre.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, zjarrfikësit ndërhynë me urgjencë në terren. Ata hapën një front ndërhyrjeje për të kufizuar përhapjen e zjarrit dhe me veprime të koordinuara arritën të ndalojnë avancimin e flakëve drejt zonave të banuara, duke mbrojtur pronat nga dëmet.
Aktualisht, situata është nën kontroll të plotë. Ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin e ngjarjes, duke punuar për shuarjen përfundimtare të zjarrit dhe kontrollin e çdo vatre të mundshme që mund të rindezë flakët.

