10 bashki më pak. Socialistët do të prezantojnë draftin nesër në Parlament

Publikuar me datë:

Partia Socialiste nuk do të pres gjatë demokratët e Komisionit të Reformës Territoriale për të përfunduar ndarjen e re territoriale.

Ajo do të zbulojë në seancën e kësaj të enjteje propozimin e saj të ndarjes së re territoriale. Janë planifikuar ndërkohë dhe dy seanca javën e ardhshme, më datën 27 dhe 30.

Partia Demokratike nga ana tjetër është e vendosur të qëndrojë të axhenda e saj, për zgjatjen e mandatit të Komisionit dhe prezantimi prej tyre I raportit të ekspertëve të analizës së reformës së 2014. Por maxhoranca do të kap kohën që nuk premton përtej këtij muaji më qëllimin që në 2027 të votohet për pushtetin vendor me ndarjen e re.

Propozimi, që do të shkoj në Parlament si nismë ligjore, parashikon zvogëlimin e numrit të bashkive të vendit, me rreth 10. Bashkitë më qendrore nuk preken.

Qarku i Tiranës nuk do të ndahet në 5 bashki por vetëm në 4. Burimet konfirmojnë bashkimin e Bashkisë së Rrogozhinës, me atë të Kavajës.

Veriu i vendit, qarku Shkodër, pritet të ndryshojë në anën lindore të saj, me bashkimin e Fuzhë-Arrëzit me Bashkinë Pukë.

Në Qarkun e Elbasanit pritet të ndodhin dy ndryshime, me bashkimin e Bashkisë së Përrenjasit me Librazhdin. Një opsion është dhe bashkimi i Cërrikut me Belshin.

PS po analizon edhe ndryshimin e kufijve ekzistues të bashkive të qarku të Gjirokastrës, duke e bashkia Këlcyrën me Përmetin dhe Memaliaj me Tepelenën.

Qarku berat, një opsion i mundshëm është me një bashkim të mundshëm të Bashkisë Dimal me Kuçovën.

Bashkia Mirditë nuk preket, as ajo e Hasit, pavarësisht se ka patur reagime të ndryshme në mediat sociale.

Në seancat e ardhshme pritet të zbulohen të gjitha ndryshimet që do të pësojë harta territoriale dhe ligji parashikon detyrimin një mujor për konsultime me institucionet lokale të bashkive që preken. Socialistet synojnë votimin e saj më 1 tetor.

PS dhe PD nuk gjetën të përbashkëta në propozimet e tyre dhe sikundër në 2014 ndarja e re e territorit do të bëhet vetëm me votat e maxhorancës. E përbashkëta e PS dhe PD ishte ideja e rajoneve por nuk ishte e mjaftueshme për të dalë në qëndrim të përbashkët, ndërsa PD kërkon më shumë se 61 bashki.

Nga /abcnews.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]