Eurodeputetja holandeze mesazh Ramës: “Politikanët nuk duhet të mbrohen”

Publikuar me datë:

Delegacioni i eurodeputetëve nga grupi Gjelbër/Aleanca e Lirë Evropiane (Greens/EFA) në Parlamentin Europian përfundoi misionin e tij faktmbledhës në Shqipëri këtë të mërkurë, duke u njohur nga afër me shqetësimet e ngritura për projektin turistik në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, si dhe me protestat që kanë vazhduar për më shumë se një muaj në Tiranë.

Gjatë një konference për mediat në Europe House, eurodeputetja holandeze Tineke Strik komentoi gjithashtu akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi zyrtarët e lartë, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të ruajë një qëndrim të fortë dhe pa tolerancë ndaj korrupsionit.

“Politikanët nuk duhet të mbrohen apo të pengojnë hetimet”, theksoi ajo, duke kërkuar që qeveria të angazhohet seriozisht për të ndërtuar një sistem funksional të shtetit të së drejtës, me një qasje të ashpër ndaj korrupsionit dhe procedurave të padrejta në prokurimin publik.

Strik gjithashtu komentoi mbi protestat që kanë zgjatur 32 ditë në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Sipas eurodeputetes, reagimi i autoriteteve ndaj protestuesve paqësorë nuk përkon me standardet demokratike të pranuara.

Delegacioni i Greens/EFA realizoi takime me institucione, organizata të shoqërisë civile, dhe qytetarë, ndërsa vizita e tyre përfshinte gjithashtu shqetësime mbi ndikimin e projektit turistik në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë, për të cilin eurodeputetët kishin ngritur alarmin lidhur me përputhshmërinë me standardet e Bashkimit Evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedi/ 3 të vdekur gjatë festimeve në Meksiko për Kupën e Botës

Tre individë kanë humbur jetën në Mexico City ndërsa...

Aktivisti: “Rama ka rënë, por s’e kupton. Në 4 korrik protestë madhështore”

Shkëlzen Bushi, protestues dhe aktivist, ka ndarë mendimin e...

Largon Palokën, dy gra kandidate për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha propozon emrat

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që...