Euro “nuk po mban më”, zbret për herë të parë në 94 lekë

Publikuar me datë:

Muaji korrik ka nisur me një tjetër zhvlerësim të fortë të euros në tregun valutor shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro ka zbritur këtë të mërkurë në 94.03 lekë, duke humbur edhe 0.11 lekë vetëm brenda ditës dhe duke projektuar një zbritje të mëtejshme nën 94 lekë.

Pas disa javësh me luhatje më të vogla, monedha europiane ka hyrë sërish në një trajektore rënëse, duke regjistruar pothuajse çdo ditë nivele të reja minimale historike. Kjo do të thotë se për çdo euro të shkëmbyer, qytetarët dhe bizneset marrin gjithnjë e më pak lekë, ndërsa monedha vendase vijon të forcohet.

Rënia nuk është e izoluar vetëm tek euro. Edhe dollari amerikan zbriti në 82.56 lekë, ndërsa franga zvicerane ra në 101.93 lekë, duke treguar se presioni mbi monedhat e huaja mbetet i fortë në tregun vendas.

Korriku konsiderohet tradicionalisht periudha kur leku fiton më shumë terren ndaj valutave, për shkak të hyrjes masive të turistëve, remitancave të emigrantëve dhe rritjes së ofertës së euros në treg. Flukset valutore të sezonit turistik, të kombinuara me hyrjet nga investimet e huaja dhe eksporti i shërbimeve, krijojnë një tepricë eurosh që ushtron presion për uljen e kursit të këmbimit.

Edhe këtë vit, pritshmëritë janë që ky efekt sezonal të jetë i fortë. Shqipëria po përjeton një tjetër sezon turistik me flukse të larta vizitorësh, ndërsa ekonomia vazhdon të tërheqë hyrje të konsiderueshme valutore, faktorë që mbështesin forcimin e lekut.

Nga njëra anë, zhvlerësimi i euros ul kostot e importeve dhe ndihmon në frenimin e inflacionit, pasi mallrat e importuara bëhen më të lira në lekë. Nga ana tjetër, kjo situatë vijon të krijojë vështirësi për eksportuesit, industrinë fason, sektorin e turizmit që arkëton në euro, si edhe për familjet që marrin remitanca nga jashtë, pasi të ardhurat e tyre konvertohen në më pak lekë./ekofin.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të Gjelbrit Evropianë mbështesin protestën, Vula Tsetsi: Nuk mbyllet kapitulli 27 pa u zgjidhur Zverneci

Ndërkombëtarët po mbështesin çdo ditë dhe më shumë protestën...

Raporti i PPE/ Berisha: Përmendet dosja Balluku dhe AKSHI! Sugjerohet qeveria teknike

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në Asamblenë Politike të...

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen 6 persona

Një aksident ka ndodhur sot (1 korrik) në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Katër persona që udhëtonin në të janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë […]